
Summary:
Qëllimi i këtij studimi është të rimarrë edhe njëherë miqësinë italo-shqiptare dhe të nxjerrë në pah ndikimet e artit italian në vendin tonë. Historitë e Shqipërisë dhe Italisë janë gërshetuar shpesh ndërmjet tyre gjatë shekujve. Nga kjo përsiatje kanë lindur dhe janë zhvilluar marrëdhënie dhe raporte shkëmbimi me njëra-tjetrën. Ky punim përfshin periudhën e viteve 1925-1943 të marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë, vite që përkojnë gjithashtu me veprimtarinë e arkitektëve dhe inxhinierëve në territorin shqiptar. Këtu kam si synim të fokusohem në arkitekturën e qyteteve shqiptare përgjatë periudhës së pushtimit italian si edhe ndikimit që pati arti italian në Shqipërinë e atyre viteve. Gjithashtu, përgjatë këtij studimi do të shfaqen disa detaje mbi planin e qyteteve përpara ndërhyrjeve dhe pas ndërhyrjeve të arkitektëve italianë, do të analizohen elemente si aspiratat e qeverisë fashiste italiane, etj. Do të trajtohen disa koncepte metodologjike duke u fokusuar në zbukurimet dhe artefaktet e brendshme të këtyre godinave të punuara nga skulptorë dhe artistë të ndryshëm.
Author:
Ariola Prifti
Biographie:
Ariola Prifti, mban titullin Doktor i Shkencave në Trashëgimi Kulturore. U diplomua në Shkenca të Trashëgimisë Kulturore Historike-Artistike në Universitetin e Peruxhias (Itali), ku përfundoj edhe Masterin e Shkencave në Histori Arti dhe në Universitetin e Urbinos (Itali) Masterin profesional Ekspert në Menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore.
Number of Pages:
224
Book language:
Albanian
Published On:
2019-03-01
ISBN:
978-613-9-41444-4
Publishing House:
GlobeEdit
Keywords:
Aplikimi i arkitekturës italiane, Arkitektura koloniale, Arti dhe Arkitektura fashiste, Artefaktet Italiane në Shqipëri
Product category:
ART / History / General